Një 20-vjeçar është arrestuar në Durrës,pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur në moshën 14-vjeçare.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi K. V., 20 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale "Vepra të turpshme" dhe "Ngacmimi seksual".
“Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë për veprat penale "Vepra të turpshme" dhe "Ngacmimi seksual", shtetasi K. V., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetas të mitur 14 vjeç. “- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.