Roland Nasto, prefekt i Qarkut të Durrësit, është liruar nga detyra.
Këshilli i Ministrave vendosi që në vend të tij të jetë Emiljan Jani. Ky vendim do të hyjë menjëherë në fuqi.
VENDIMI:
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË DURRËSIT
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Roland Nasto, prefekt i Qarkut të Durrësit, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Emiljan Jani emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.