Një 20-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi dyshohet se ka plagosur vëllanë e tij.
Sipas policisë, shtetasi me iniciale E.O. është konfliktuar me vëllanë, 27-vjeçarin me iniciale D.O. dhe më pas e ka goditur me mjetin prerës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 13 të qytetit bregdetar, në zonën e Plazhit dhe shkak i sherrit dyshohet të kenë qenë motive të dobëta.
I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.