Plagosi me thikë vëllain e tij, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari në Durrës.
Gjithçka ka nisur nga një sherr për motive të dobëta dhe më pas ka përfunduar në goditje me thikë nga ana e 20-vjeçarit ndaj të vëllait.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. O., 20 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 13, Durrës, ka goditur me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, shtetasin E. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.” – bën me dije policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.