Ka përjetuar momente tmerri një 53-vjeçare, banuese në lagjen Nr.9, Durrës, të cilës një djalë i ri i ka thyer derën e banesës dhe pasi i ka vjedhur një shumë parash, edhe e ka përdhunuar.
Policia bën me dije se në pranga ka vënë shtetasin me inicialet K.K, 28-vjeçar.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 28 vjeç, banues në lagjen Nr.18 Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 53 vjeçe, banuese në lagjen Nr.9, Durrës, të cilës i ka thyer derën e banesës dhe i ka vjedhur gjithashtu edhe një shumë parash.