Sot në portin e Durrësit do të ankorohen 5 tragete që do sjellin në Shqipëri 8 mijë pasagjerë, shumica e të cilëve janë qytetarë shqiptarë që qëndrojnë në Greqi e Itali dhe vijnë në vendin tonë për pushime.
Në mbrëmje priten rreth 3 mijë persona me dy tragete të linjës së Barit.
Një ditë më parë mbërritën 7 mijë e 500 persona dhe dy mijë automjete nga kjo linjë.
Fluksi i emigrantëve që mbërrijnë në vendin tonë çdo ditë ka qenë shumë i lartë gjatë muajit gusht.
Deri më 7 gusht kanë hyrë në Shqipëri 4 milion e 382 mijë vizitorë me pasaporta të huaja në vend.