Një 18 vjeçare e cila ka qenë duke kaluar rrugën është përplasur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit.
Policia njofton se mjeti drejtohej nga shtetasja A.T 36 vjeçe.
18 vjeçarja është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Durrësi/Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në lagjen nr. 8 Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen A. T., 36 vjeçe, ka përplasur këmbësoren shtetasen S. H., 18 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.