Një 43 vjeçar me precedentë të theksuar kriminale për vepra të rënda është arrestuar pasi është kapur në flagrancë në ambientet e një lokali me pistoletë me vete.
Sherif Çela (Ismaili) banues në lagjen Nr. 2, Durrës, u arrestua për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
43-vjeçari, me precedent të mëparshëm kriminal, për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje, informoi sot policia e Durrësit.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj Çelës i cili në momentin e arrestimit ndodhej në ambientet e një lokali, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër pistolete dhe municion luftarak”
Operacioni u kodua “Klienti”.