Digjen 2 makina në Durrës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme. Njëra është djegur në zonën e Shijakut, kurse tjetra në afërsi të UAMD.
Sipas burimeve një nga mjetet ka qenë i parkuar kurse mjeti tjetër C-Class ka qenë në ecje e sipër, por shoferi nuk eshtë dëmtuar. Zjarrikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin shpejt.
Djegia ka ndodhur afërsisht në të njëjtën orë.
Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e dy ngjarjeve.