Nis fluksi i fundvitit në portin detar të Durrësit nga emigrantët që zgjedhin ti kalojnë festat pranë të afërmve të tyre.
Paraditen e ditës së sotme kanë mbërritur me dy tragetet e linjës së Barit afro 1920 udhëtarë dhe 450 automjete.
Nga dita e sotme tragetet nisin me lundrime vajtje-ardhje brenda ditës (dopio-corse). Kjo do të aplikohet deri më 15 janar 2023, çdo të enjte, të premte dhe të shtunë për të parandaluar bllokimet.
Për rrjedhojë oraret e nisjeve drejt Italisë në mbrëmje, shtyhen me një orë, pra nga 22:00 në 23:00, për tragetet që do të bëjnë lundrime dyfishe.