Një tjetër zjarr ka rënë ditën e sotme në Durrës.
Kati parë i një pallati shumëkatësh në lagjen nr.1 është përfshirë nga flakët.
Hapësira ku ra zjarri ishte bosh në brendësi, e përshtatur për njësi tregtare.
Në vendngjarje mbërriten zjarrfikësët të cilët neutralizuan flakët dhe shmangën përhapjen e tyre në katet e tjera të pallatit.