Një ngjarje e rëndë është shënuar mesidtën e sotme në Durrës, me pasojë vdekjen e një 65-vjecareje.
Burimë zyrtare të policisë thanë se si pasojë e rrjedhjes së gazit, nga një furnelë për ngrohje, ka rënë zjarr në banesën e shtetases më inicialet H. G., 65 vjeçe e cila ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Mesditën e sotme, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit, nga një furnelë për ngrohje, ka rënë zjarr në banesën e shtetases H. G., 65 vjeçe dhe për pasojë, 65-vjeçarja ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.