Arrestohet 31 vjeçari në Durrës - sekuestrohen kallashnikov, fishekë dhe kapsolla detonatorë

Durrësi

Arrestohet 31 vjeçari në Durrës - sekuestrohen kallashnikov, fishekë dhe kapsolla detonatorë

Më: 4 mars 2023 Në ora: 11:54
Policia e shtetit

Një person me inicialet E.Gj, 31 vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se kishte fshehur në banesë, armë dhe municion.

Sipas një njoftimi nga Policia e Shtetit bëhet e ditur se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 31-vjeçarit, në fshatin Ishëm, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura një armë zjarri kallashnikov, fishekë luftarak dhe 54 kapsolla detonatore.

Ato u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat