Shërbimi social dhe një polic morën vajzën nga banesa ku jetonte me nënën/ Familjarët në Durrës kërkojnë informacion: Nuk dimë asgjë për mbesën, kemi frikë mos trafikohet!

Durrësi

Shërbimi social dhe një polic morën vajzën nga banesa ku jetonte me nënën/ Familjarët në Durrës kërkojnë informacion: Nuk dimë asgjë për mbesën, kemi frikë mos trafikohet!

Më: 24 mars 2023 Në ora: 12:28
Policia

Sara e vogël dy vjeç e gjysmë, prej 8 marsit nuk është më pranë nënës së saj Klementinës. Shërbimi social dhe një punonjës i policisë e kanë marrë vajzën e vogël nga banesa e saj ku jetonte me nënën Klementinën 33 vjeçe, e divorcuar.

Apartamenti i tyre në katin përdhes, banesë sociale në lagjen 17 ishte përmbytur si pasojë e shpërthimit të tubave të pallatit dhe nënë e bijë, jetonin në lagështirë.

Nëna më parë ishte e divorcuar, para se të lindte Sara dhe vogëlushja nuk e ka njohur asnjëherë të atin tha gjyshi i saj Halil Bushkashi.

Gjyshi dhe gjyshja tregojnë se prej 16 ditësh nuk kanë asnjë informacion për mbesën, ndërsa pas kësaj edhe vajza e tyre ka rënë në depresion e nuk ka ardhur në shtëpi.

“Kërkojmë mbesën, kush na e mori? Përse nuk tregojnë ku e kemi vogëlushen?”, tha i moshuari me lot në sy.

Nga mbesa nuk kanë asnjë informacion edhe pse u janë drejtuar institucioneve.

Dy të moshuarit ndërkaq kanë edhe një problem tjetër. Ata po rrisin dy nipër e mbesa të djalit të vetëm, pasi nusja e djalit iku nga shtëpia 8 muaj më parë duke braktisur djalin 6 muajsh e vajzën tre vjeçe.

“Djali është në burg, nusja iku e nuk është interesuar asnjëherë për fëmijët. Në jemi të varfër me pensione fshati në shtëpi sociale pa ndihmë”, tha Halil Bushkashi.

I moshuari kërkon të dije fatin e mbesës, pasi ai mendon se mos trafikohet vogëlushja në mungese të informacionit për jetën e saj.

“Është e drejta jonë si gjyshër të dimë ku e kemi mbesën”, thotë Halili.

Zyrtarisht drejtore e Shërbimit Social në bashkinë Durrës, Meme Xhaferraj tha se pasi rasti u referua është marrë fëmija dhe të dhënat janë konfidenciale për rastin në fjalë.

“Ka një komision multi-disiplinar që ka vendosur kur vërehet se nëna nuk i plotëson kushtet për mbajtjen e fëmijës në kushte normale që trajton rastin. Po trajtojmë edhe nënën nëse është mendërisht e aftë, nëse është përdoruese për të vlerësuar rastin në fjalë” tha Xhaferraj.

Ndërkohë nëna e vogëlushes e vetme e papunë e braktisur nga ish-bashkëshorti endet lulishteve te qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat