Në Durrës kanë nisur përgatitjet e para për sezonin turistik.
Prej disa ditësh ka nisur puna në të gjithë gjatësinë e vijës bregdetare për pastrimin e plazhit nga leshteriku dhe më pas do të vijohet me dezinfektimin dhe plugimin e rërës.
Ne kemi nisur punën prej disa ditësh, nëse koha do të mbajë do të vazhdojmë intensivisht pastrimin dhe besojmë se do të jemi gati në javën e dytë të majit për sezonin turistik.
Sfida më e madhe para nisjes së sezonit turistik mbetet largimi i mbetjeve urbane si dhe materialeve inerte.
Vija bregdetare në plazhin tradicional të qytetit të Durrësit, nga Ura e Dajlanit deri tek blloku i vilave në Plepa, ka një gjatësi prej afro 4 kilometrash.