Me 14 MAJ 2023 mbahen zgjedhjet lokale në Shqipëri dhe në Durrës pritet që të fitojë kandidati demokrat Igli Cara përballë socialistëvë, me kandidaturën kukull të Edi Ramës e të Vangjush Dakos. Demokratët jo vetëm se do të fitojnë sepse në 23 vite socialistët e kanë rrënuar qytetin historik, turistik dhe porten shqiptare me perendimin, por se demokratët kanë zgjedhur për kandidat qytetarin durrsak, .figurën me personalitet, dinjitet dhe mëse meritore z. Igli Cara i cili gëzon respektin jo vetëm të demokratëve por edhe të qytetarisë durrsake dhe të opinionit të gjërë publik.
Vetë socialistët e zhgënjyer mezi po presin ditën e votimit, sepse edhe ata janë bajatur tashmë me keqqeverisjen e papërgjegjshme të qytetit nga rilindasit e Edi Ramës.
Nuk është termeti i 26 Nëntorit 2019 apokalipsi i Durrësit , por janë tre ishkryebashkiakët e qytetit të Durrësit : Miri Hoti, Lefter Koka dhe Vangjush Dako, ku këtij të fundit si kampion korrupsioni që njihet me pseudonimin “betonieri i qytetit” pasi tre mandate e betonizoi Durrësin, dhe për korrupsionin e tij si dhe për specialist në trafikimim te votës i është ndaluar hyrja në SHBA dhe po hetohet ai.
Tërmeti shëmbi ndërtesa , banesa e pallate, dhe viktimat njerëzore nuk i shkaktoi ai, por ato u shkaktuan nga ndërtimet korruptive, kriminale dhe abuzive të dhëna nga këta tre rrënimtarë e mafiozë të lejeve të ndëtimit dhe të betonit.
Por, këta të tre nuk janë vetëm autorët e krimit të lejeve të ndërtimit, por këta janë autorët e krimit infrastruktruror, mjedisor, urbanistik, turistit, historik dhe të shkatërrimit të identitetit të qytetit të Durrësit.
Këta të tre janë autorët e groposjes dhe të betonizimit të qytetit, të betonizimit dhe të asgjësimit të trashëgimisë historiko-kombëtare të qytetit mijravjecar të Durrësit. Këta të tre janë arkitektët të cilët shkatërruan turizmin bregdetar, asgjësuesit e Plazhit të Durrësit me ndërtime abuzive, korruptive e kriminale që do ta kishin pasur zili edhe armiqtë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.
Këtyre tre personasve u duhet bërë hetimi, VETTING-u i gjithë veprimtarisë së tyre si kryebashkiakë, duhet të hetohen se ku dhe si i kanë dhënë lejet e ndërtimit, duhet të hetohet pasuria dhe pasurimi i tyre të cilët shfrytëzuan postin e kryetarit të Bashkisë , duke shitur leje ndërtimi, duke bërë biznes me ligjin dhe me detyrën, duhet të hetohen për krimin dhe për korrupsionin e tyre për betonizimin e bregdetit , plazhit, qytetit , lagjeve, parqeve dhe pronën publike dhe për krimin e tyre për viktimat dhe humbjet e jetëve njerëzore nga katastrofa e termetit që ka vulën e tyre.