Shpërndanin kokainë në lokalet e natës, kush janë 4 të rinjtë e famshëm të Tik-Tok të arrestuar

Durrësi

Shpërndanin kokainë në lokalet e natës, kush janë 4 të rinjtë e famshëm të Tik-Tok të arrestuar

Më: 8 prill 2023 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Në kuadër të operacionit “Foremost” nga policia e Durrësit u arrestuan sot 8 persona, të cilët akuzohen se shpërndanin droga të forta në lokalet e natës në Durrës dhe Sukth.

Katër prej të arrestuarve, rezultojnë personazhe të njohur në rrjetin social tik-tok. Bëhet fjalë për shtetasit Ergi Curri, 25 vjeç, Gentian Konesha, 23 vjeç dhe Kristel Balla, 24 vjeçe, të tre banues në Durrës, si dhe Stivens Bulku, 24 vjeç, banues në Shijak.

Katër të rinjtë u arrestuan si anëtarë të grupit kriminal që furnizoheshin me kokainë nga Genti Muça dhe e shpërndanin në zona të ndryshme të Durrësit dhe në grupe kriminale.

Ata numërojnë mijëra ndjekës në Tik-Tok dhe janë shumë të famshëm. Rezulton se Stivens Bulku ka marrë pjesë edhe në serialin “Aventurierët” dhe numëron gati 50 mijë ndjekës në Instagram.

Nga ky operacion është sekuestruar drogë e llojit kokainë, makina luksoze dhe shuma parash në euro e paund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat