Tetë armë zjarri janë kapur në një furgon në Portin e Durrësit.
Mësohet se armët janë të tipit pistoletë dhe se janë të reja e të papërdorura.
Policia po kryen verifikimin e dokumentacionit të armëve.
Shoferi i furgonit po shoqërohet në polici për tu marrë në pyetje.