Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të diele e ka nisur me pamje nga transformimi i Porto Romanos në Durrës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shkruan se tashmë Eco Parku i Durrësit tashmë nga një vend-depozitimi i mbetjeve është shndërruar në një ambient të mbushur me gjelbërim.
“MIRËMËNGJES
dhe me Eco Parkun e Durrësit, tashmë i transformuar nga një vend-depozitimi i mbetjeve, në një ambient të mbushur me gjelbërim, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.