Edi Rama: Unë besoj se jemi në rrugën e duhur, sidomos në Durrës, siç shoh dritën shoh dhe të ardhmen jo shumë të largët të Durrësit me realizimin e planeve që kemi në zbatim.
Besoj që plani i ndërtimit në Durrës të dy porteve që kanë një fuqi transformuese për të gjithë Rajonin, është një plan i cili duhet t’i bëje të gjithë të shohin më tepër optimizëm për të nesërmen.
Me portin turistik dhe tregtar do të hapet një horizont krejt tjetër, punësimi, shpërblim më të mirë, edhe për shumë mundësi të tjera që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës. Nga ana tjetër do të vazhdojmë ta fuqizojmë edhe krahun tjetër, infrastruktura e shkollave, kopshteve e çerdhve dhe sportive. Jemi duke u negociuar dhe jemi shumë afër, një marrveshje për të sjell në Durrës një nga akademitë më elitare të futbollit.
Do ta sjellim një Durrës si një pol të ri sportive një akademi rajonale të futbollit që do jetë një portë e hapur për të rinjtë. Paralelisht me akademinë e futbollit do të jetë edhe një shkollë e futbollit për fëmijët që do të jetë shumë më e gjerë. Akademia do jetë plotësisht e mbështetur te garancia e talenteve, ndërsa shkolla e futbollit do jetë për shumë fëmijë.
Po e negociojmë, nuk mund të them emrin e skuadrës, por kur ta dëgjoni do thoni ua, a është e vërtetë, do ta mbaj veten. Unë kam nevojë që të konfirmohet plani nga bashkia. Gjithë ajo që duhet është më shumë sesa juve të votoni për Anin.