Reshjet e dendura të shiut, në pak minuta, i kanë vënë disa nga kryqëzimet e rrugëve në Durrës nën pushtetin e ujit.
Për shkak të orëve të vona dhe lëvizjes së pakët të këmbësorëve, situata ka krijuar wshtirësi kryesisht në qarkullimin e automjeteve.
Ky fillim jave është karakterizuar nga mot i paqëndrueshëm në Durrës.
Gjatë pasdites dhe mbrëmjes së vonë ka pasur reshje të herë pas hershme shiu të shoqëruara me erë të fortë dhe shkrepëtima.
Me pushimin e reshjeve pritet që uji të tërhiqet nga rrugët.