Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka marrë pjesë ditën e sotme në një takim me shtabin elektoral të Durrësit, nga ku ka deklaruar se me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” qytetarët kanë një kandidat të gjithë opozitës qytetarë në Durrës dhe korrupsioni absolut do zëvendësohet me transparencën absolute.
Sipas tij Edi Rama e di që në 14 maj do rrëzohet modeli që solli ai përmes bashkive dhe që më pas e ktheu në shtet ku betoni kriminal vendoset para interesit qytetar dhe kap institucionet.
Ai shtoi se Durrësi në 14 maj do ndëshkojë arrogancën e rilindjes, ndërsa qytetarët do i tregojnë kryeministrit se ky popull nuk mund të bullizohet nga një i marrë që është dehur me pushtet apo nga overdozat që kalon herë pas here.
“Edi Rama është i dëshpëruar këto ditë, duke bërë dhe thirrje nga më të marrat. E pranoi dhe vetë se kandidati ynë në Durrës është më i mirë por që atij i duhet një pastruese. Durrësi do të zgjedhë Igli Carën pasi ka vizionin e duhur dhe legjitimitetin e jashtëzakonshëm, vjen nga primaret. Do i japë zgjidhje problemeve që Rilindja nuk i dha në 22 vite, pasi kjo e fundit nuk kishte hall si do i zgjidhte problemet e qytetit.
Rilindja nuk ka bërë asgjë për të nxitur e rritur prodhimin bujqësor e agroturizmin. Plani i Igli Carës për këtë fushë është tejet ambicioz. Po kështu Durrësi, si një projekt më vete është risi dhe besoj shumë te realizimi i projektit të zotit Cara. Me Igli Carën kemi një kandidat të gjithë opozitës qytetare në Durrës dhe korrupsioni absolut do zëvendësohet me transparencën absolute. Nuk do ketë më taksa për shërbime që nuk u kthehen qytetarëve, nuk do ketë më pastruese që të firmosë 10 milionë nga taksat për të paguar inceneratorin e Tiranës. Ky është shqetësimi i Ramës, jo qyteti i Durrësit. Ata edhe tërmetin e përdorën për goditjet e tyre dhe jo për të mbrojtur Durrësin. Durrësi në 14 maj do ndëshkojë arrogancën e rilindjes. Kemi një filozofi krejt tjetër, një frymë bashkëpunuese dhe nxitëse për t’i shërbyer qytetarëve. Edi Rama e di që në 14 maj do rrëzohet modeli që solli ai përmes bashkive dhe që më pas e ktheu në shtet ku betoni kriminal vendoset para interesit qytetar dhe kap institucionet.
Rama kishte të gjitha bashkitë në këto vite, çfarë bëri. Falimentoi bashkitë, të tjera i çoi në prag falimenti. Atje ku ka dhënë para i ka dhënë për t’i pastruar këta të vetët që t’i rikthehen po atij. Në 14 maj me votën e tyre, qytetarët shqiptarë i tregojnë Ramës se ky popull nuk mund të bullizohet nga një i marrë që është dehur me pushtet apo nga overdozat që kalon herë pas here. Rama e ndjen humbjen dhe vetëm e thellon atë më tej. Të mirët nuk kanë fituar sepse janë nënvlerësuar”, u shpreh ai.