Në portin e Durrësit u sekuestruan mbi 13 kilogramë lëndë narkotike e llojit heroinë.
Policia thotë se sasi e lëndës narkotike ishte ndarë në 26 pak, ndërsa ishte fshehur në pjesën e pasme të një autobusi të linjës Durrës-Milano.
Në pranga përfunduan pronari i firmës “Keli Travel” shtetasi Mikel Pici dhe shoferi i autobusit Piro Rushi.
Po ashtu në cilësinë e provës materiale krahas lëndës narkotike u sekuestruan edhe tetë telefona celularë. Ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhje e veprimtarisë së këtyre personave.