Cara flet për keqqeverisjen në Durrës nga mbetjet tek zonat rurale ne qytet

Durrësi

Cara flet për keqqeverisjen në Durrës nga mbetjet tek zonat rurale ne qytet

Më: 1 maj 2023 Në ora: 22:26
Igli Cara

Kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë Durrës, Igli Cara ka treguar sonte në “Top Story”, se pjesën më të madhe të buxhetit të bashkisë e shpenzon administrata dhe trajtimi i mbetjeve. 

Ai u shpreh se nëse do të marrë bashkinë më 14 maj, do të shkurtojë administratën dhe do të ofrojë shërbime edhe në njesitë administrative nëpër zonat periferike që sipas tij janë harruar.

“Sa i përket Durrësit mbi të gjitha duhet të jetë një institucion që i përket qytetarëve. Kapitali më i rëndësishëm i qytetit të Durrësit janë njerëzit që sot janë lënë në harresë. Bëhet fjalë vetëm për investime në një zonë të caktuar. Në Durrës nëse mbledhim para nga të gjithë zonat e taksapaguesve nuk mund të investohen në një zonë të caktuar, duhet të kthehet në shërbim të atyre zonave ku paguhet.

Dy zëra janë më të rëndësishëm në buxhetin e Durrësit, administrata 38% dhe trajtimi i mbetjeve 28%. 66% e buxhetit shkon vetëm për këto dy zëra. Kjo shumë do të jetë më efikase, duket të jetë më e shkurtuar administrate. Sot që flasim po të shkoni në zonat periferike nuk ka shërbime, njësitë administrative detyrohen të shkojnë në Durrës sepse nuk ekzistojnë më njësi administrative.”- tha Igli Cara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat