Të pëlqen Dubai në Durrës? Sako: Falë zotit që u zgjodhëm ne për projektin

Durrësi

Të pëlqen Dubai në Durrës? Sako: Falë zotit që u zgjodhëm ne për projektin

Më: 1 maj 2023 Në ora: 23:40
Emiriana Sako

Kryetarja e bashkisë në detyrë dhe njëherazi kandidatja e PS-së për zgjedhjet e 14 majit, Emiriana Sako ka deklaruar se projekti për portin e Durrësit është një projekt madhor i qeverisë shqiptare dhe jo në detyrat e kryebashkiakut.

Për “Top Story”, Sako shprehet se ndër detyrat e kryetarit të Bashkisë është t’i japë shërbim si pastrim, gjelbërim dhe ndriçim qytetit, dhe në këtë pikë Durrësi është një qytet dinamik i cili ka ndryshuar për mirë.

Pjesë nga debati:

Duma: Zona e vjetër e qytetit si do të trajtohet? Çfarë do të ndodhë me Portin e Durrësit, do të kemi vetëm kollona dhe gradaçela? Çfarë do të bëhet me pjesën e amfiteatrit, me pjesën historike, me kalldrëmet e Durrësit?

Sako: Janë dy gjëra të ndryshme dhe të ndara nga njera tjetra. Janë dy projekte madhore të të qeverisë shqiptare. Por, në detyrat e kryetarit të bashkisë sështë kjo, por t’i japë shërbim, pastrim, gjelbërim dhe ndriçim qytetit. Durrësi është një qytet që ka ndryshuar, është një qytet dinamik, rritet numri i popullsisë. Sot jemi rreth 330 mijë banor, pas një reforme territoriale që solli me vete edhe problemet e 2015-ës që solli me vete edhe problemet e njësive administrative.

Në qytetin e Durrësit ka vend për zhvillim sepse qendra e qytetit është e formuar dhe nuk ka më vend për të konceptuar ndërhyrje. Por e ardhmja e qytetit të Durrësit do të jetë zona e Durrësit të Ri, zona e Porto Romanos të cilat janë zona me një projeksion të ri industrial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat