Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi përndoqi, fyeu dhe kanosi një 40-vjeçare për 7 muaj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës vunë në pranga shtetasin B. Ç., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 16, pasi një shtetase 40 vjeçe ka kallëzuar se shtetasi B. Ç. e ka përndjekur për një periudhë 7-mujore, si dhe se ky shtetas e ka fyer dhe kanosur me fjalë.
Vijojnë veprimet hetimore për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.