Qytetarët dynden drejt plazheve të Durrësit, paralizohet trafiku në mbikalimin e Plepave

Durrësi

Qytetarët dynden drejt plazheve të Durrësit, paralizohet trafiku në mbikalimin e Plepave

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 13:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Edhe në Durrës paraqitet situatë e rënduar trafiku që prej orëve të mëngjesit, nga qytetarët të cilët i drejtohen plazhit në këto temperatura përvëluese.

Në mbikalimin e Plepave, që lidh rrugët e qytetit të Durrësit me Tiranën dhe zonat e veriut trafiku është paralizuar dhe mjetet nuk lëvizin.

E rënduar paraqitet edhe rruga në drejtim të Golemit e Kavajës si dhe akset e tjera që lidhen me plazhet.

Pasdite vonë trafiku pritet të kthehet në krahun e kundërt, ku të gjitha do të kthehen në vendet e tyre të banimit, gati për fillimin e një jave të rë në punë.

Policia është në krye të detyrës duke ndihmuar në lehtësimin e trafikut.

E njëjta situatë paraqitet në hyrje të autostradës Tiranë Durrës, në Vlorë si dhe në drejtim të veriut, në Shëngjin, Lezhë dhe Velipojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat