Arrestohet një 38-vjeçar i shpallur në kërkim në Durrës, pasi akuzohet se ka kryer vepra të turpshme ndaj një të miture.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim G. B., 38 vjeç, banues në Sektor Rinia, Durrës.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vepra të turpshme”.
38-vjeçari akuzohet se ka kryer veprime të turpshme, ndaj vajzës së bashkëjetueses së tij.