28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet për një seri vjedhjesh. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet O. S.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas një pune disamujore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga e cila ka rezultuar se ky shtetas, në harkun kohor korrik-tetor 2023, në qytetin e Durrësit, duke përdorur pajisje profesionale për hapjen e dyerve të blinduara, në mënyrë të fshehtë, ka arritur të realizojë vjedhjen në 3 banesa.
NJOFTIMI I POLICISE
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për zbardhjen e rasteve të vjedhjeve në banesa, të ndodhura më parë.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Topolino”. Zbardhen 3 vjedhje të tjera në banesa, sekuestrohen shuma parash, ora, laptop, celular, automjet, si dhe një sasi lënde narkotike.