Ndërsa biznesmeni Ardian Malasin, do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.
Ata u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimin se kanë ndihmuar dy vëllezërit Besian dhe Leonard Ramaj të pastrojnë paratë që si burim kanë aktivitetin e trafikut të drogës.
Për këta të fundit, u caktua masa e arrestit me burg në mungesë për shkak se ndodhen të arrestuar në Belgjikë si pjesë e një grupi për trafik të lëndëve narkotike.
Sipas hetimeve, ka rezultuar se Rajmonda Dashi duke shfrytëzuar dhe postin e saj ka ndihmuar dy vëllezërit që paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal të investoheshin në pasuri.