Një i moshuar nga Durrësi ka marrë plagë të shumta pasi është sulmuar nga 2 qen pitbull në rrugë.
Policia tha se ngjarja ndodhi pasditen e së enjtes në lagjen nr. 13, ku shtetasi H. B., 84 vjeç, është sulmuar në rrugë, nga 2 qen të llojit pitbull.
Si pasojë, 84-vjeçari është dëmtuar dhe është dërguar në spital, ku po merr asistencë mjekësore.
Shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe procedimin penal të shtetasit/sve përgjegjës për qentë.
Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.