Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe trafik të rënduar mëngjesin e sotëm në Durrës.
Një pjesë e akseve rrugore të qytetit bregdetar, e veçanërisht kryqëzimet kanë qenë nën pushtetin e ujit.
Kjo ka vështirësuar kalimin për këmbësorët.
Kryesisht nxënës shkollash dhe qytetarë që nxitojnë drejt vendeve të punës.