Dy aksidente janë raportuar në Durrës. Mësohet se aksident është regjistruar në segmentin rrugor Fllak-Bisht Kamëz. Ku një automjet me drejtues 54-vjeçarin ka përplasur një 57-vjeçar që po lëvizte me biçikletë. Për pasojë 57-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
Sakaq drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat.
Një tjetër aksident u raportua në hyrje të Durrësit, ku një autobus përplasi një person. Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksident.