Rreth orës 11:20, në lagjen nr .13, është gjetur në det, trupi i pajetë i shtetases A. L., 53 vjeçe, banuese në Tiranë.
E cila dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det.
Nga këqyrja paraprake e trupit të 53-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.