Të tjera detaje të rënda kanë dalë nga ngjarja në Komisariatin e Durrësit, ku një efektiv vrau veten brenda në zyrë.
Mësohet se Arben Pjeçit e ka qëlluar veten me armën e shërbimit në zemër në orën 11:00 të paradites.
Ai ka qëndruar rreth 6 orë në zyrë derisa kolegët e tij hapën derën e zyrës me forcë pasi 56-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjarët.
Ishin familjarët që njoftuan se ai nuk u përgjigje në telefon dhe më pas kolegët shkuan te zyra, e cila ishte e mbyllur. Pasi e hapën me forcë, u pa se ai kishte qëlluar veten me një plumb në zemër. Mbetet ende mister se si nuk e dëgjoi asnjë prej efektivëve të shtënë e armës.