Dhunoi të atin, vihet në pranga 28-vjeçari në Durrës

Durrësi

Dhunoi të atin, vihet në pranga 28-vjeçari në Durrës

Më: 8 maj 2024 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasin H. K., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestoi në flagrancë shtetasin A. K., 30 vjeç, banues në Katund të Ri, Durrës, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet një leje drejtimi e falsifikuar.

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasit:

-⁠K. M., 65 vjeç, banues në Sukth i Ri, Durrës, pasi ka aksidentuar lehtë me automjet, shtetasin H. K., 64 vjeç, këmbësor, dhe është larguar nga vendi i aksidentit;

-S. S., 19 vjeç, banues në Jubë, Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat