Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit sot.
Teksa raportohet se një 22-vjeçar ka ndërruar jetë pranë zonës së njohur si ura e Dajlanit.
Dyshohet se 22-vjeçari përpara se të përplaset ka pësuar një atak kardiak dhe më pas ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit.
Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.