Tre vëllezër kanë rënë në prangat e policisë në Durrës, të akuzuar për kultivim të lëndëve narkotike.
Policia bën me dije se u arrestuan R. V., 26 vjeç, E. V., 23 vjeç dhe A. V., 20 vjeç, vëllezër, të tre banues në fshatin Maskuri, Durrës.
Në një zonë të pyllëzuar në fshatin Maskuri, ata kishin kultivuar në një parcelë, dhjetëra fidanë dhe bimë cannabisi. Gjatë operacionit, këta shtetas u kapën në parcelë, duke u kujdesur për bimët narkotike.
Gjatë hetimit proaktiv janë siguruar prova filmike kur këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shkonin në mënyrë të përsëritur te parcela për t’u kujdesur për bimët.
Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë asgjësuar fidanët dhe bimët narkotike, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një gjenerator, tuba uji, pleh kimik, kubikë polesteroli, 2 automjete dhe 3 celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.