Durrës, sekuestrohen 111 mijë paund dhe mallra kontrabandë

Durrësi

Durrës, sekuestrohen 111 mijë paund dhe mallra kontrabandë

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 13:56
Foto ilustrim

Sekuestrohen në hyrje të Shqipërisë, në Portin e Durrësit një shumë monetare prej 111 000 paund dhe mallra me vlerë 900 euro. Procedohen penalisht 2 shtetasit që transportonin paratë dhe mallrat, me automjete me targa britanike.

Nga kontrolli i mjetit targa të Mbretërisë së Bashkuar, me drejtues një 47 vjeç, banues në Klos u gjetën në total 111 000 paund, të padeklaruara konform ligjit dhe të dyshuara me burim krimin.

Po ashtu në mjetin “Audi”, me targa të Mbretërisë së Bashkuar, me drejtues një shtetas shqiptar me qëndrim në Angli u gjetën mallra për të cilat paguhet akcizë, me vlerë rreth 900 euro.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për drejtuesin e mjetit dhe u sekuestruan më cilësinë e provës materiale, mallrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat