U denoncua nga e bija 15-vjeçare për përdhunim, Gjykata e Durrësit ndryshon masën për 48-vjeçarin

Durrësi

U denoncua nga e bija 15-vjeçare për përdhunim, Gjykata e Durrësit ndryshon masën për 48-vjeçarin

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

U denoncua nga e bija 15-vjeçare për përdhunim, Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për 48-vjecarin Bledar Roko nga Kavaja.

Gjykata e Shkalles se Pare ne Durrës ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “Arrest ne burg” për 48-vjecarin ne “Detyrim paraqitje pranë Policisë Gjyqësore”.

Bledar Rako u arrestua mbi bazën e dyshimit se kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhune me te bijen e tij, e mitur e moshës 15 vjeç.

Ka qene vete vajza e cila pasi u vu ne pranga babai tregoi të vërtetën duke deklaruar se historinë e abuzimit nga babai e kishte sajuar vete pasi donte te hakmerrej ndaj te atit pasi ky i fundit e kishte ndaluar te përdorte telefonin.

Bledar Roko u arrestua nga Policia e Kavajës me date 24 maj 2024, pas denoncimit qe kishte bere e bija qe e akuzonte për abuzim seksual.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat