U denoncua nga e bija 15-vjeçare për përdhunim, Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për 48-vjecarin Bledar Roko nga Kavaja.
Gjykata e Shkalles se Pare ne Durrës ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “Arrest ne burg” për 48-vjecarin ne “Detyrim paraqitje pranë Policisë Gjyqësore”.
Bledar Rako u arrestua mbi bazën e dyshimit se kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhune me te bijen e tij, e mitur e moshës 15 vjeç.
Ka qene vete vajza e cila pasi u vu ne pranga babai tregoi të vërtetën duke deklaruar se historinë e abuzimit nga babai e kishte sajuar vete pasi donte te hakmerrej ndaj te atit pasi ky i fundit e kishte ndaluar te përdorte telefonin.
Bledar Roko u arrestua nga Policia e Kavajës me date 24 maj 2024, pas denoncimit qe kishte bere e bija qe e akuzonte për abuzim seksual.