Tentoi të vriste të moshuarin në një lokal në Durrës, arrestohet 31-vjeçari

Durrësi

Tentoi të vriste të moshuarin në një lokal në Durrës, arrestohet 31-vjeçari

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 12:56
Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 31-vjeçarin që tentoi të vriste me armë zjarri pistoletë, një 70-vjeçar në një lokal një ditë më parë.

Në pranga u vu shtetasi Adil Hizdri, 31 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municionit”.

Arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur për plagosjen u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi A. T., që u shoqërua dje, pas ngjarjes, në përfundim të veprimeve hetimore, u la i lirë.

Dje, rreth orës 19:30, në një lokal në lagjen nr.17, për shkak të një borxhi të pashlyer, 31-vjeçari qëlloi me armë zjarri shtetasin F. H., 70 vjeç, banues në Durrës, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat