Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 31-vjeçarin që tentoi të vriste me armë zjarri pistoletë, një 70-vjeçar në një lokal një ditë më parë.
Në pranga u vu shtetasi Adil Hizdri, 31 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municionit”.
Arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur për plagosjen u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Shtetasi A. T., që u shoqërua dje, pas ngjarjes, në përfundim të veprimeve hetimore, u la i lirë.
Dje, rreth orës 19:30, në një lokal në lagjen nr.17, për shkak të një borxhi të pashlyer, 31-vjeçari qëlloi me armë zjarri shtetasin F. H., 70 vjeç, banues në Durrës, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.