Aksidenti në Durrës, humb jetën në spital 32-vjeçari, arrestohet shoferi

Durrësi

Aksidenti në Durrës, humb jetën në spital 32-vjeçari, arrestohet shoferi

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Bilalas në Durrës.

Sipas policisë 46-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë makinë ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka humbur jetë në spitalin e Traumës, pasagjeri që ndodhej në këtë automjet, 32-vjeçari banues në Shijak. Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar drejtuesi i mjetit 46-vjeçari banues në fshatin Rubjekë.

“Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin 46 vjeç, banues në fshatin Rubjekë, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Bilalas, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, pasagjeri në këtë automjet, shtetasi 32 vjeç, banues në Shijak”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat