Dorëzohen 135 apartamente të rindërtuara në Durrës, kryeministri Rama jep detajet

Durrësi

Dorëzohen 135 apartamente të rindërtuara në Durrës, kryeministri Rama jep detajet

Më: 24 korrik 2024 Në ora: 09:09
Durrës

Plot 135 familje të lagjes 17 në Durrës banesat e të cilëve ishin dëmtuar nga tërmeti, hynë në shtëpitë e reja, rindërtuar me të gjithë parametrat e infrastrukturës nga rrugët e brendshme të asfaltuara te ndriçimi hapësirat e gjelbra. Kryeministri Edi Rama ndau dje në rrjetet sociale momente nga ceremonia e shpërndarjes së apartamenteve, ku kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako dorëzoi çelësat e banesave te familjarët.

“Zemra plot” shkruan Rama, ndërsa ndan pamjet e lagjes 17 në Durrës, e rilindur nga e para.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të apartamenteve, Sako theksoi se bashkia e Durrësit ka bërë një punë të jashtëzakonshme. “Në qytetin tonë është ndërtuar një qytet i ri brenda qytetit sepse dëmet kanë qenë të larta.

Përveç atyre që ne kemi bërë rikonstruksione sot bëmë të mundur në lagjen 17 dorëzimin e çelësave për 135 familje”, u shpreh Sako.

Ajo falënderoi veçanërisht kryeministrin Edi Rama, që është gjendur pranë në gjithë këtë periudhë kohore.

“Falë mbështetjes së tij kemi bërë të mundur të ndërtojmë rreth 1496 apartamente në qytetion tonë, ku pjesërisht janë bërë pallatet po aty ku ishin. Kemi edhe lagjen e Spitallës me 996 apartamente për të cilat duam t’i bëjmë dorëzimet brenda vitit 2024”, tha Sako.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat