Humbi kontaktet me familjen para dy ditësh, 20-vjeçari gjendet i pajetë në det

Durrësi

Humbi kontaktet me familjen para dy ditësh, 20-vjeçari gjendet i pajetë në det

Më: 26 korrik 2024 Në ora: 23:06
Foto ilustrim

Një 20-vjeçar është gjendur pa shenja jete në det rreth orës 20:30, në lagjen nr. 13 Durrës, në Sektorin Iliria.

Dyshohet se i riu banues në Cërrik, Elbasan është mbytur aksidentalisht pasi nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sakaq, mësohet se 20 vjeçari kishte humbur kontaktet me familjarët dy ditë më parë.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në lagjen nr. 13 Durrës, në Sektorin Iliria, është gjetur i pa jetë në det, dyshohet i mbytur aksidentalisht, shtetasi A. R., 20 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

20 vjeçari kishte humbur kontaktet me familjarët dy ditë më parë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat