Mbytet 50-vjeçari në bregdetin e Durrësit

Durrësi

Mbytet 50-vjeçari në bregdetin e Durrësit

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Një person është mbytur mesditën e kësaj të shtune në bregdetin Adriatik.

Ngjarja është regjistruar pak minuta më parë në bregdetin e Rrushkullit, në veri të qytetit të Durrësit.

Sipas burimeve nga vendngjarja, viktima është një burrë rreth të 50-ave. policia ndodhet në vendin e ngjarjes për hetimet e rastit.

Mësohet se trupi i pajetë i 50-vjeçarit është dërguar në morgun e Durrësit, ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të mësuar shkakun e vdekjes. Nëse ai ka ndërruar jetë si pasojë e ndonjë komplikacioni kardiak apo ka humbur jetën nga mbytja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat