Rrugët e plazhit të Durrësit janë rënduar nga trafiku.
Ndonëse mesditë qarkullimi në aksin rrugor Ura e Dajlanit – Plepa është tepër i lartë dhe sfidues. Po ashtu dhe gjetja e një vendparkimi.
Me gushtin ka nisur dhe muaji i pushimeve dhe plazhet e bregdetit të Adriatikut mbeten më të frekuentuarat me lehtësirat që ofrojnë.
Cilësia e shërbimit dhe çmimet e pranueshme për të kaluar pushimet në plazh, e bëjnë Durrësin një nga destinacionet e preferuara për vendas e të huaj.