Plagosje me thikë në Durrës, 60-vjeçari përfundon në spital, arrestohet autori

Durrësi

Plagosje me thikë në Durrës, 60-vjeçari përfundon në spital, arrestohet autori

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Durrës, ku për pasojë u plagos një 60-vjeçar.

Në lagjen nr. 6, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi R. Ll., rreth 45 vjeç (me probleme të shëndetit mendor) dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin V. P., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. Ll., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat