Dy persona në Durrës kanë përfunduar në pranga të Policisë.
Ata u merrnin para qytetarëve që parkonin automjetet në një hapësirë publike, e cila ishte përcaktuar nga bashkia, si vendparkim pa pagesë.
Të arrestuarit janë të dy banues në Durrës.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e veprimtarisë së dy të rinjve.